TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Mars 2023, 10:56

Shqipëria përgjaket nga veriu në jug, Balla: Çuçi e ka bërë detyrën shumë mirë!

Shkruar nga Pamfleti
Shqipëria përgjaket nga veriu në jug, Balla: Çuçi e

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla është shprehur se ka besim tek hetimet që sipas tij do të zbardhin masakrat e fundit në Tiranë. Duke përmendur ngjarjet e fundit kriminale, sulmin në Top Channel dhe atë tek lokali i Fatjon Muratit ku humbi jetën banakierja, Balla iu përgjigj pyetjes së gazetarëve për rendin dhe sigurinë se ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi e bën detyrën shumë mirë.

E kam dënuar sulmin kundër TCH. Kam besim se një hetim, duke përdorur të gjtiha metodat dhe instrumentet të na çojë në identifikimin e tyre. E bën detyrën shumë mirë çdo ditë Çuçi.”- tha Balla.

Të shtënat me armë ndaj Top Channel i morën jetën rojës së godinës, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ka qenë duke u ngrohur pranë një ngrohëse që ka pasur brenda kabinës. Dyshohet se kanë qenë mbi tre persona që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje të rëndë, të paktën 2 kanë qëlluar me breshëri mbi zyrat e Top Channel, ndërkohë që një tjetër ka qenë drejtuesi i makinës. Autorët pasi kanë djegur makinën dyshohet se kanë shkuar drejt Vlorës. Report Tv ka mësuar gjithashtu se makina me të cilën të paktën 3 autorë, një ‘Range Rover’ që është gjetur më pas e djegur në Golem të Kavajës me 2 kallashnikovë, nuk rezulton e regjistruar në Shqipëri.

krimet ne vend balla çuçi

Lini një Përgjigje