TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Mars 2023, 10:29

Kandidati i PD për bashkinë Lezhë sulmon Berishën: Nuk jam tërhequr nga gara, demokratët të mos shkojnë te streha provokuese e Metës

Shkruar nga Pamfleti
Kandidati i PD për bashkinë Lezhë sulmon Berishën: Nuk jam
Sandër Marku

Sandër Marku nuk është tërhequr nga gara për bashkinë Lezhë. Marku ka konfirmuar se do të jetë kandidat për kryebashkiak nën siglën e PD për zgjedhjet e 14 majit. Në postimin në rrjete sociale ka sqaruar se qëndrimi i tij ka qenë gjithmonë i njëjtë me PD. Marku nuk e kursen ironinë për Sali Berishën, të cilit i referohet si i sanksionuar që strehohet në Partinë e Lirisë.

“Në cilësinë e Kryetarit të komanduar të Degës së PD-së Lezhë dhe si kandidaturë për Kryetar Bashkie, kam depozituar pranë PD-së Tiranë,  dosjen me listen e 41 këshilltarëve PD-së!

Ndërkohë, ju bej me dije, se un kam qenë, jam e do të jem në unison me qëndrimin zyrtar të PD-së se Shqiperisë.

Ndërkohë ftoj të gjithe antarët e PD-së që të vijojnë të jenë tek PD-ja, tek shtëpia e tyre 32 vjeçare, tek shtëpia e vërtetë e tyre e mos të shkojnë tek streheza provukuese e shtëpisë së LSI-së apo e PL-së,ku strehohen njerez të sanksionuar nga miqtë dhe aleatët tanë euroatlantik.

Votoni listën e Këshillit Bashkiak, votoni PD-në! Të maksimalizojme votat për PD-në, për ju, e për të ardhmen tonë të përbashkët. Së shpejti, ditë me të mira do të vijnë për të gjithë demokratet e Lëzhës dhe të gjithë Shqipërisë. Fitore!” – shkroi Marku.

Alibeaj gjithsej ka dorëzuar 17 emra kandidatësh për zgjedhjet e 14 Majit.

Gjatë prezantimit të kanditatit për Tiranën, Roland Bejko, Enkelejd Alibeaj theksoi se deri në afatet e fundit grupimi i tij dorën e ka pasur të shtrirë për grupimin e Rithemelimit, por si përgjigje kanë marrë vetëm refuzim për bashkëpunim.

Po ashtu, ai u shpreh se Belind Këlliçi, kandidati i “Rithemelimit” për kryetar të bashkisë Tiranë, e ka pasur mundësinë për të garuar nën siglën e PD-së.

Por Alibeaj shtoi më tej, tashmë Këlliçi do të garojë “nën siglën e një partie të majtë siç është Partia e Lirisë” e Ilir Metës.

sandër marku berisha pd

Lini një Përgjigje