TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Maj 2025, 07:30

“Do vijë delegacion shumë i rëndësishëm”, Berisha: Çfarë do të ndodhë para zgjedhjeve

Shkruar nga Pamfleti

“Do vijë delegacion shumë i rëndësishëm”,

Kreu i Partisë Demokratike dhe koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” Sali Berisha ishte mbrëmjen e djeshme në “Now” në Euronews Albania për të komentuar fushatën elektorale, por edhe pritshmëritë për zgjedhjet e 11 majit.

Berisha tha se është optimist se “shqiptarët do të ndahen nga e keqja e tyre”, duke iu referuar qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Edi Rama. Ai tha gjithashtu se rezoluta e propozuar nga PD dhe e miratuar nga Partitë Popullore Europiane ishte njësoj me raportin paraprak të ODIHR-it për zgjedhjet ndërsa shtoi se do të vijojë me takimet para fushatës me delegacione shumë të rëndësishme në mënyrë që problemet e Shqipërisë të evidentohen para zgjedhjeve.

“Rezoluta ka një sintoni me raportin e ODIHR-in. Nuk ka patur kurrë një raport kaq të athtë. Shumica e rekomandimeve të ODIHR-it nuk janë zbatuar. Ky sistem është anti-demokrat. Unë do kem takime prap. Do vinë delegacione të fuqishmë shumë. Do vinë delegacione shumë të rëndësishëm nga Parlamenti Europian dhe Këshill i Europës. Do vijnë para zgjedhjeve.

Të organizosh një dëgjesë në fushatë elektorale është shumë e rrallë. U organizua dhe një herë më herët për fenomenin Dushk në vitin 2002 dhe ishte organizuar edh enjë për Ahmed Masudin e Afganistanit. A i vumë ne në prozhektorë të plotë problematikat që ka vendi, e arritëm dhe unë jam shumë optimist që kjo është një mbështetje e fuqishme për shqiptarët për tu ndarë nga e keqja e tyre”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje