TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Nëntor 2025, 14:14

“Do e kapim djallin prej brirësh”, paralajmëron Berisha: Nisim protestat deri në largimin e Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti

“Do e kapim djallin prej brirësh”, paralajmëron Berisha:

Kreu i PD, Sali Berisha, deklaroi se PD do të nisë protesta deri në largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra.

Berisha theksoi se përgjegjësia kryesore për skandalet e tenderave, përfshirë edhe aferën e tunelit të Llogarasë, bie mbi Edi Ramën dhe jo mbi ministren Belinda Balluku.

Me protestat e radhës, Berisha duke iu referuar kryeministrit Rama, tha se do të kapin “djallin prej brirësh”.

"Ne jemi ata që do përballemi dhëmb për dhëmb me Edi Ramën. Do përballemi dhëmb për dhëmb me Edi Ramën. Koha është e guximtarëve. 

Kësaj here kemi djallin për brirësh. Kësaj here do kapim Edi Ramën.Jo, nuk e pranojmë ne se Lubia qenka fajtori kryesor për tunelin. Jo, nuk është fajtori kryesor. Fajtori kryesor është Edi Rama, pastaj vjen Lubia.

Do të nisim protestat të cilat do të ndalen kur Edi Rama të largohet nga ajo zyrë. Në qoftë se demokratët nuk shkojnë tek Sulltani të përballen me të, nuk kanë asnjë kredibilitet, asnjë të drejtë morale të shkojnë tek zgjedhësit", tha Berisha.

 

Lini një Përgjigje