TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Nëntor 2025, 13:57

Rikthimi i Veliajt në detyrë: Kryebashkiaku të rimarrë Bashkinë dhe ta pastrojë nga emisarët e Edi Ramës, e ka detyrim ligjor

Shkruar nga Pamfleti
Rikthimi i Veliajt në detyrë: Kryebashkiaku të rimarrë
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj /

Gjykata Kushtetuese rrëzoi skenarin e Ramës dhe riktheu Erion Veliajn si kryebashkiak legjitim. Tani ai ka në dorë të zbatojë ligjin, të largojë zëvendësit dhe drejtorët e emëruar nga kryeministri dhe të rikthejë kontrollin e plotë në Bashkinë e Tiranës.

Pas tetë muajsh përplasje politike dhe manovrash të orkestruara nga Edi Rama, Gjykata Kushtetuese i dha fund farsës duke rikthyer Erion Veliajn në krye të Bashkisë së Tiranës.
Vendimi i hap rrugën për spastrimin e administratës së bashkisë nga emisarët e Ramës dhe për rikthimin e autoritetit të zgjedhur nga vota e qytetarëve të Tiranës.

Një muaj e gjysmë pas shkarkimit të bujshëm nga Edi Rama, Erion Veliaj është rikthyer ligjërisht në detyrë me vendim të Gjykatës Kushtetuese, që e konsideroi veprimin e qeverisë si shkelje flagrante të Kushtetutës.
Ky vendim ka përmbysur gjithë skenarin e Ramës për të marrë kontrollin e Bashkisë së Tiranës përmes një administrate kukullash politike.

Gjykata Kushtetuese i ka njohur Veliajt legjitimitetin e plotë si kryetar i zgjedhur nga qytetarët, me të gjitha kompetencat që parashikon Ligji nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.
Në praktikë, kjo do të thotë se, edhe pse ndodhet nën masë sigurie, Veliaj ka të drejtë të ushtrojë çdo funksion ekzekutiv dhe administrativ në Bashki, përfshirë shkarkimin e zëvendëskryetarëve dhe drejtorëve të vendosur nga Edi Rama.

Pas arrestimit të Veliajt, kryeministri Rama përdori strukturat e partisë për të shkatërruar zinxhirin komandues të bashkisë.
Më 31 korrik 2025, ai detyroi katër zëvendëskryetarët e bashkisë, Frida Pashakon, Keti Luarasin, Andi Seferin dhe Jonida Halilin, të jepnin dorëheqjen, dhe menjëherë emëroi Ilir Mengrën, Blendi Sulën, Gentian Kerin dhe Vasilika Vjeron, njerëz të tij të besuar që nuk kishin lidhje me administratën lokale.
Ndërkohë, nën urdhrat e Anuela Ristanit, e cila u vendos përkohësisht si “kryetare në detyrë”, u shkarkuan me dhjetëra drejtorë që konsideroheshin “besnikë të Veliajt”.

Rikthimi i Veliajt në detyrë: Kryebashkiaku të rimarrë

Tani, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Erion Veliaj ka të gjithë bazën ligjore për t’i hequr nga detyra të gjithë këta emisarë politikë të Ramës.
Sipas nenit 59, pika 3, “kryetari i bashkisë emëron dhe shkarkon zëvendëskryetarët dhe drejtuesit e administratës”.
Pra, asnjë prej emërimeve të Ramës nuk ka më bazë ligjore dhe çdo vendim i tyre mund të shpallet nul.

Vendimi i Gjykatës nuk është vetëm një fitore ligjore për Veliajn, por edhe një goditje e rëndë për autoritetin e Ramës, i cili për tetë muaj përdori të gjitha mjetet politike, policore dhe mediatike për ta asgjësuar politikisht kundërshtarin e tij të brendshëm.
Nga arrestimi i bujshëm e deri te tentativa për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë, Rama kërkoi të shkatërronte kryebashkiakun.

Por tashmë, skema ka dështuar plotësisht.
Erion Veliaj, i rikthyer në detyrë me vulën e Kushtetueses, është në pozicionin më të fortë politik që ka pasur ndonjëherë.
Ai mund të pastrojë bashkinë nga “marionetat” e vendosura nga Rama, të rikthejë drejtuesit e ligjshëm dhe të riaktivizojë strukturën që u shkatërrua nga ndërhyrja politike e qeverisë.
Një hap i tillë nuk është hakmarrje, është zbatim i ligjit dhe rikthim i funksionimit të një institucioni që për tetë muaj ka qenë i uzurpuar politikisht.

Në PS, ky vendim ka shkaktuar tronditje të brendshme.
Për herë të parë, Rama përballet me një figurë që jo vetëm mbijeton pas një goditjeje politike, por kthehet më i fortë, i mbrojtur nga ligji dhe nga gjykata më e lartë e vendit.
Rrugët mes Ramës dhe Veliajt tashmë janë ndarë përfundimisht, dhe rikthimi i kryebashkiakut legjitim shënon fillimin e një krize të re brenda mazhorancës.

 Gjykata Kushtetuese i dha fund farsës politike të Ramës dhe i hapi rrugë një realiteti të ri në Tiranë.
Tani, Erion Veliaj duhet të rimarrë Bashkinë në dorë, të spastrojë administratën nga njerëzit e kryeministrit dhe të rikthejë funksionimin normal të institucionit që përfaqëson vullnetin e qytetarëve.
Sepse ligji e ka rikthyer në detyrë, por forca morale dhe politike për ta pastruar Bashkinë duhet të vijë nga vetë ai./Pamfleti

erion veliaj edi rama

6 Komente

  1. 5
    5D

    Dmth ju mendoni duhet të rikthehen edhe ata te 5D?

    1. F
      FJ

      O pamfleti, ca do beje kryetari qe te kthehet? Te vjedhi me shume? Te mos beje incenerator? Apo te betonizoje me shume? Jeni qesharake dhe ju pseudo-media

      1. S
        Si i kap Lali mediat?

        Edhe ju të pamfletit propagandë për Veliajn? Paska qënë i tmerrshëm Lali Eri për kapje mediash! Si mund të kthehet në detyrë një njeri i tillë me 13 akuza penale ku shumica për korrupsion? A jeni në terezi ju me ça thoni? Spaku thotë që ai është rrezik për prishje provash dhe kërcënim dëshmitarësh, ju thoni të kthehet në detyrë të heqi servilët e Ramës nga Bashkia medemek për rikthimin e autoritetit të zgjedhur nga vota e qytetarëve të Tiranës. Ça vota? Ai muhabet qe kur nuk ishte subjekt i Spakut, jo tani që paraqet rrezikshmëri.

        1. V
          Vani

          Pamfleti ka 100 % të DREJTË këtë herë

          1. R
            Romeo

            Ai është Hajdut! Si te rimarre Bashkinë??? Ta rimarre Mero Gelbaza, ta rimare 5D, Klotilda Bushka, Inceneratori i Tiranes, Ardit Gjoklaj, Teatri Kombetar....

            1. G
              Geni

              Hajde intepretim pa lidhje hajde, ore Zef ka marre fund Lali eshte djeg komplet ka rruge te gjate perpara ai ka halle te ndryshoj masen por qe do ngel brenda do dal me te vetat si Alqi Bllako

              Lini një Përgjigje