TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Mars 2023, 10:57

Dita e Verës në Elbasan, Rama i bashkohet festës: Paçi një stinë me sa më shumë dritë

Shkruar nga Pamfleti

Dita e Verës në Elbasan, Rama i bashkohet festës: Paçi

Kryeministri Edi Rama i është bashkuar festimeve për Ditën e Verës në qytetin e traditës, Elbasan.

Ai është shoqëruar nga kryebashkiaku Gledjan Llatja, ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Evis Kushi dhe deputetët Damian Gjiknuri.

Gjatë fjalës së tij në prononcimin me gazetarët, kryeministri Rama ka uruar një stinë me diell dhe me sa më shumë dritë në mendje dhe në zemër.

"Kryesorja në administrimin e atyre të ardhurave do të jenë për pensionistët. Urime dhe gëzuar për të gjithë ju dhe paçi një stinë me diell, me sa më shumë dritë dhe mbi të gjitha me sa më shumë dritë sidomos në mendjet dhe në zemrat tuaja.", tha Rama.

Festimet kulmojnë sot dhe qyteti i Elbasanit popullohet edhe nga mjaft vizitorë të ardhur nga zonat e tjera të vendit që dëshirojnë të kalojnë ditën e verës në qendrën e festimeve.

Tradita e kësaj feste pagane, ballokumja dhe kuzhina vendase janë ato që tërheqin vizitorët.

Prej disa vitesh është bërë traditë që Dita e Verës festohet edhe në Tiranë.

Për mbarëvajtjen e aktiviteteve të Ditës së Verës, prej ditës së djeshme ka nisur kufizimi i pjesshëm i qarkullimit të automjeteve tek sheshi “Nënë Tereza”, ndërsa sot do të ketë bllokim të qarkullimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në rrugët lidhëse me të.

 

dita e verës në elbasan rama

Lini një Përgjigje