TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Nëntor 2023, 12:24

“Dielli perëndoi përgjithmonë për Zef Dedën”, Berisha mban 1 minutë heshtje për mjeshtrin e humorit

Shkruar nga Pamfleti

“Dielli perëndoi përgjithmonë për Zef

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur 1 minutë heshtje në nderim të aktorit të mirënjohur, Zef Deda, në fillim të konferencës për media.

Berisha u shpreh se sot është ditë zie për artin shqiptar, duke u shprehur se dielli perëndoi përfundimisht për artistin e talentuar.

Ish-kryeministri deklaroi se Zef Deda ia kushtoi që të gjithë dhuntinë e tij të vërtetave të mëdha të artit dhe shoqërisë.

“Sot është ditë zi e për artin, skenën, Shkodrën dhe artdashësit në mbarë Shqipërinë pasi dielli perëndoi përgjithmonë për artistin e mirënjohur të talentuar Zef Deda, ishte një artist që të gjithë dhuntinë e tij ia kushtoi të vërtetave të mëdha të artit dhe shoqërinë. Ai u nda nga jeta para kohe, duke pasur mundësi për të kapur maja të tjera në skenë dhe art.

Por mbetet i pavdekshëm me trashëgiminë e tij të shkëlqyer që le. Shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmeve, komunitetit artistik dhe qytetarëve të Shkodrës e mbarë Shqipërisë për këtë humbje të madhe. E nderojmë me një minutë heshtje, Zef Dedën”, tha Berisha.

Mjeshtri i humorit u nda nga jeta ditën e sotme pas një beteje 1-vjeçare me një sëmundje të rëndë.

 

zef deda berisha

Lini një Përgjigje