
Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas propozimeve të aleatëve të PD për bashkimin e opozitës.
“Një federatë dhe një bashkëpunim është i domosdoshëm për të prodhuar energjinë e nevojshme për largimin e kësaj qeverisje të korruptuar e inkriminuar deri në palcë, por kjo fillon duke lënë mënjanë interesin personal”., tha Basha.
Sipas Bashës, vetingu i politikanëve dhe listat e hapura i japin fund një politike të inkriminuar dhe të korruptuar.
“Vetingu i politikanëve i jep fund debatit kush është i korruptuar dhe kush jo, kush është i lidhur me krimin dhe kush jo. PD ka marrë vendime të qarta politike i ka konfirmuar në kuvendin e 2 shtatorit, ajo që njerëzit presin nga ne jo të gjejnë punë, si deputetë në zgjedhjet e ardhshme, ajo që na bashkon është interesi i qytetarëve ata meritojnë një politikë të pastër nga krimi e korrupsioni. Listat e hapura mundësojnë këtë. Qytetarët meritojnë që emigrantët të kenë të drejtën e votës. PD e ka të qartë platformën me qytetarët dhe kushdo që nuk vendos interesin personal të parin është i mirëpritur të bëjë pjesë.", tha Basha.
Lini një Përgjigje