TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shtator 2025, 15:00

Diella pjesë e kabinetit Rama, Malaj: Mund të hakerohet aq lehtë sa korruptohet ministri fizik

Shkruar nga Pamfleti
Diella pjesë e kabinetit Rama, Malaj: Mund të hakerohet aq lehtë
Arben Malaj

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, foli për emrat e qeverisë së re të shpallur nga kryeministri Edi Rama ditën e djeshme, për mandatin e katërt.

Ndër të tjera, Malaj analizoi edhe risinë e parë në botë te një qeveri, anëtarësimin e Inteligjencës Artificiale në rolin e ministrit, konkretisht “Diellën”.

Ai tha se ministri virtual mund të hakerohet aq lehtë sa mund të korruptohet ministri fizik.

“Ka një debat të madh për kufijtë e inteligjencës artificiale, deri te superinteligjenca që kalon kapacitetet e qënies njerëzore. Kjo sot në botë diskutohet për të mirat që ka dhe për rrisqet që ka. Pra nuk ka një gjë që është thjeshtë e mirë dhe nuk ka të këqija. Përfundimisht është arritur konkluzioni që ne do ta përballojmë të ardhmen tonë jo duke injoruar inteligjencën artificiale. Por duke e njohur dhe duke e përdorur. Ajo që është e çuditshme në rastet politike është absolutizimi që i bëhet inteligjencës artificiale. Në fund të fundit ai është një softuer i cili do të programohet dhe do t’i jepet ministrisë së inteligjencës artificiale ta përdorë. Por nëse në rastin fizik kemi rriskun e korruptimit, në rastin e inteligjencës artificiale kemi rriskun e hakërrimit. Dhe unë nuk jam plotësisht dakord. Ne e provuam me e-government, që ka shumë arritje, por na dha një mësim, që ne ecëm shumë shpejt me aplikimin e saj, pa krijuar atë që quhet siguria kibernetike. Ne arritëm në atë nivel, që aq të dobët e kishim sigurinë kibernetike, sa edhe sekretet e agjencisë tonë kombëtare të shërbimeve sekrete, dolën në rrjetet sociale. Dhe rrisku që një ministër digjital të hakërrohet është i barabartë me rriskun që një ministër fizik të korruptohet, kështuqë që siguria kibernetike është gjë e madhe”, tha Malaj për “Report Tv”.

kabineti rama 4 arben malaj

Lini një Përgjigje