TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Prill 2025, 11:27

Dhuna në Bulqizë, zbardhen detajet pse Xhelal Mziu me nipin rrahën zyrtarin e bashkisë

Shkruar nga Pamfleti
Dhuna në Bulqizë, zbardhen detajet pse Xhelal Mziu me nipin
Xhelal Mziu dhe Kalosh Murra

Deputeti demokrat Xhelal Mziu bashkë me nipin e tij kanë ushtruar dhunë ndaj një zyrtari të quajtur Kalosh Murra, rast ky që raportohet të ketë ndodhur në fshatin Ostren të Bulqizës ditën e djeshme.

Pra, ndërsa liderët e partive flasin për integrim në Bashkimin Europian dhe aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikes, në Bulqizë fushata ka hyrë në raundin e parë të ringut.

Ndërkoja janë zbardhur edhe detaje të tjera pse Xhelal Mziu, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga PD në fshatin Ostren ka goditur me grushta përgjegjësin e ndihmës ekonomike atje, Kalosh Murrën.

Sipas burimeve nga policia e Dibrës, pasi mbylli takimin me simpatizantët, Mziu, i shoqëruar nga nipi i tij, Elson Mziu, dhe disa persona të tjerë, është përplasur me Kalosh Murrën, përgjegjës i ndihmës ekonomike në njësinë administrative Ostren pasi i është drejtuar me fjalët: “Po ti çfarë po kërkon këtu?!?”

Nga fjala në grusht, përplasja degradoi në dhunë fizike, ku fillimisht ka qenë vetë Xhelal Mziu që ka goditur me grusht zyrtarin, ndërsa më pas në skenë ka hyrë edhe nipi i tij, duke e qëlluar po ashtu, shkruan Lapsi.al.

Përplasja u shua vetëm pas ndërhyrjes së personave të tjerë në vendngjarje. Në anën tjetër, dyshohet se Murra kishte shkuar në miting për të parë se cili nga mbështetësit e PD trajtohej me ndihmë ekonomike, ndaj Xhelal Mziu i ka dhënë një mësim për të ndalur shantazhet ndaj mbështetësve të opozitës. Mbetet për t’u parë se kë nga të dy do të ndëshkojë prokuroria ,teksa hetimi ka kaluar në duart e SPAK.

 

xhelal mziu me nipin goditën me grushte zyrtarin e bashkisë bulqizë xhelal mziu dhe nipi i tij rrahin zyrtarin

Lini një Përgjigje