Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja ditën e sotme prezantoi sot në Komisionin e Ligjeve disa ndërhyrje sa i përket kodit civil.
Gështenja u shpreh se shkak për këtë është bërë mënyra se si po përdoret administrata nga qeveria.
Sipas deputetit administrata po përdoret për “like” dhe “share”.
“Jemi të gjithë në dijeni për mënyrën se si po keqpërdoret administrata publike nga kjo mazhorancë prej 9 vitesh. Jo se s’ka pas probleme më parë por situata po vjen duke u përkeqësuar. Ajo nuk po përdoret vetëm në periudhë zgjedhore por gjatë gjithë vitit jo në shërbim të qytetarëve por në shërbim të titullarëve.
Mjafton të shohësh postimet në rrjete sociale të kryeministrit, ministrave apo kryetarit të bashkisë është lehtësisht e verifikueshme se administrata shpërndan si rrufe, bën “share” e “like”, komenton në këto postime politike.Është e përfshirë e gjithë administrata. Nuk qëndron vetëm se po deformon të vërtetën sepse realiteti nuk është vetëm te ajo që poston kryeministri apo ministrat, të gjithë shqiptarët e dinë se realiteti është ndyshe.
Por ato synojnë të përmirësojnë performancën e tyre. Edhe raportet e fundit nga BE apo OSBE trajtohet si problem, për zgjedhjet e 2021.
Nga kontaktet që kam patur me persona të administratës publike më kanë përcjellë problemet e tyre.”, tha ai në një intervistë për Ora News.
Lini një Përgjigje