TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Prill 2024, 20:14

Demokratët në aksion, Boçi: Protesta e revolta janë rruga e vetme për të larguar Edi Ramën

Shkruar nga Pamfleti

Demokratët në aksion, Boçi: Protesta e revolta janë rruga

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, gjatë takimit me simpatizantët e partisë në Roskovec, u shpreh se talenti i përbashkët që kanë Edi Rama dhe Erion Veliaj, e shumë të tjerë, është se si të vjedhin.

Boçi theksoi se demokratët dinë t’i fitojnë betejat politike.

“Sot ne kemi ardhur në shtëpinë tonë të madhe politike për të ndarë ato idealet e pandryshuara, ato të vërtetat tona të mëdha dhe të vogla, për ti bërë ato bazë të angazhimit tonë, të shpresës sonë, për ti dhënë kuptim luftës sonë, për fitoren e Partisë Demokratike, për ti dhënë liri liderit tonë, Sali Berisha, për ti kthyer lirinë shqiptarëve, sepse edhe ajo liri është e grabitur”, tha Boçi.

Ai tha se ne kemi dëshira dhe projekte të mëdha për Shqipërinë sepse ne besojmë për një vend më të begatë, edhe pse Edi Rama e ka vërvitur vendin në greminë.

“Rama ka mbjellë dramë, ka mbjellë varfëri, ndaj dhe shqiptarët nuk kanë as mirëqënie as paqe, madje kërkon t’I gjunjëzojë duke i vendosur prangat e varfërisë. Rama ka ndërtuar perandorinë e së keqes, ndaj dhe hedh vallen e vdekjes mbi jetën e shqiptarëve. Kjo valle makabre ndalet vetëm me një formë: revoltë dhe protestë. Rama ka kapur drejtësinë e re, ndaj dhe burgosin liderin e opozitës, sepse kanë frikë”, tha Boçi.

Sipas tij, vetëm të organizuar bashkë, vetëm me aksion politik ne do të mundemi të shembim këtë regjim të Edi Ramës.

luçiano boçi edi rama

Lini një Përgjigje