TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Shtator 2024, 12:38

Debat tek Komisioni i Ligjeve, Dhurata Çupi shpërthen ndaj socialistëve: Miliona euro shkojnë për propagandë qeveritare!

Shkruar nga Pamfleti

Debat tek Komisioni i Ligjeve, Dhurata Çupi shpërthen ndaj

Në Komisionin Parlamentar të Ligjeve është diskutuar projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e Infrastrukturës kombëtarë të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”. Me shumicë votash u vendos që ASIG, institucioni përgjegjës për informacionin gjeo-hapësinor, do të kalojë në varësi të Kryeministrit.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve lidhur me ngjarjet kriminale, ku Policia gjen makina të djegura, por jo autorët, përfaqësuesit e institucionit tha se për monitorimin e territorit në Republikën e Shqipërisë, përdoren edhe dronë.

Deputetja demokrate Dhurata Çupi tha se kontrolli gjeohapësinor kalon nga sot në dorë vetëm të Kryeministrit. Çupi tha se nuk u dha asnjë garanci për kontrollin e territorit, lidhur me ndërtimet pa leje, parcelat e drogës dhe lëvizjet e bandave që gjithmonë gjenden vetëm makinat e djegura.

"Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve lidhur me ngjarjet kriminale, ku Policia gjen makina të djegura, por jo autorët, përfaqësuesit e institucionit tha se për monitorimin e territorit në Republikën e Shqipërisë, përdoren edhe dronë.

Deputetja demokrate Dhurata Çupi tha se kontrolli gjeohapësinor kalon nga sot në dorë vetëm të Kryeministrit. Çupi tha se nuk u dha asnjë garanci për kontrollin e territorit, lidhur me ndërtimet pa leje, parcelat e drogës dhe lëvizjet e bandave që gjithmone gjenden vetëm makinat e djegura.

“Nuk na u dha asnjë garanci mbi administrimin e të dhënave, rrezikun e privatësisë dhe saktësisë së të dhënave.

Pronësia e të dhënave dhe licensimin e subjekteve mbi përdorimin e këtyre të dhënave.

Kuptuam që satelitet Albania 1 dhe Albania 2 nuk janë në pronësinë e Shqipërisë por në përdorim për 3 vite. Miliona euro që shkojnë kot për proagandat qeveritare”, tha Çupi.

 

 

 

Lini një Përgjigje