TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Nëntor 2024, 18:48

Ceremonia e Shkollës së Integrimit Evropian, Tabaku "sherr" me Spiropalin në sy të Gonzatos: Më vodhi aktivitetin

Shkruar nga Pamfleti

Ceremonia e Shkollës së Integrimit Evropian, Tabaku "sherr"

Deputetja Jorida Tabaku është përplasur ashpër me kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali gjatë hapjes së ceremonisë së edicioni i 9-të i Shkollës së Integrimit Evropian.

Ato nuk pranuan të ulen bashkë, pasi siç u shpreh demokratja, kryetarja e Kuvendit i kishte vjedhur aktivitetin dhe ishte ulur në një tryezë ku nuk ishte ftuar. 

Jorida Tabaku e cila drejton Këshillin Kombëtar të Integrimit, erdhi në sallë vetëm kur u largua kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.

“Ndjesë për zërin, por nxitova për të ardhur këtu. Do të kisha dashur të isha që në fillim të takimit pasi unë jam kontribuuesja kryesore që kjo shkollë të vijojë edhe këtë vit, por fatkeqësisht si çdo aktivitet tjetër edhe ky aktivitet u vodh pak. Të vjen keq kur vidhen fondet publike, kontratë koncesionare, por të vjen keq dhe kur puna në këtë rast u desh të përdorej për ndasinë tonë politike”, tha Tabaku.

E pyetur se çfarë kishte ndodhur, Tabaku sqaroi se ajo ishte organizatore, si drejtuese e Këshillit Kombëtar të Integrimit dhe nuk e kishte ftuar kryetaren e Kuvendit.. Tabaku shtoi se nuk pranoi të ulej në një tryezë Spiropalin, në kushtet kur 20 kolegë të saj janë të përjashtuar. Në fakt vitet e kaluara kryetarët e kanë përshëndetur këtë ceremoni, por kësaj radhe Tabaku duke se është ndikuar nga konflikti mes mazhorancës dhe opozitës.

E gjithë shpotitja ndodhi në sy të ambasadorit të BE, i cili shoqëroi njëra pas tjetrës, një herë Spiropalin, e pastaj Tabakun.

Lini një Përgjigje