TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shtator 2024, 21:25

Berisha zyrtarisht nën akuzë, Gjekmarkaj: Po tentohet të shuhet opozita, një proces i montuar politikisht

Shkruar nga Pamfleti

Berisha zyrtarisht nën akuzë, Gjekmarkaj: Po tentohet të shuhet

Nënkryetari i Kuvendit dhe i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka folur lidhur me marrjen të pandehur nga SPAK të Berishës për dosjen "Partizani".

Por sa do të ndikojë marrja e Berishës si i pandehur në rradhët e opozitës?

Agron Gjekmarkaj tha se ky është një moment shumë i veçantë në historinë e vendit, pasi e pandehur po merret opozita shqiptare. 

“Në optikën time, nuk po merret i pandehur një person, ish-Kryeministri apo ish-Presidenti, lideri i opozitës, por po ndodh një gjë më e rëndë: e pandehur po merret opozita shqiptare. Po synohet të shuhet opozitarizmi në Shqipëri”, tha Gjekmarkaj për "News 24".

Ai u shpreh gjithashtu se, që në fillim ka pasur një proces të montuar politikisht, që shoqëruar me shkelje Kushtetuese dhe pas 9 muajsh hetimesh, kur Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, nuk kemi asnjë provë bindëse kundër Sali Berishës.

Lini një Përgjigje