TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shtator 2024, 19:25

Qeveria “hap thesin” para zgjedhjeve, Anila Denaj: Mbështetje shtesë prej 500 milionë lekësh për fermerët

Shkruar nga Pamfleti

Qeveria “hap thesin” para zgjedhjeve, Anila Denaj: Mbështetje

Qeveria ka lëshuar dorën para zgjedhjeve. Sa herë që kërkohen vota, ministrat bëhen bujarë me shqiptarët.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj deklaroi sot se përmes Aktit Normativ të qeverisë për ndryshimin e buxhetit për vitin 2024 sigurohet një mbështetje shtesë prej 500 milionë lekësh për fermerët.

Janë 500 milionë lekë shtesë në programin “Zhvillimi rural” që do të krijojë iniciativë për rritjen e investimeve në sektorin e bujqësisë nëpërmjet Skemës Kombëtare për Investime.

Është një mundësi për të gjithë fermerët dhe blegtorët shqiptare të cilët me skemën e re të mbështetjes/grand për investime, do të realizojnë rritjen e prodhimit, agropërpunimit si edhe rritjen e eksporteve”, tha Denaj në Kuvend.

Ministrja iu përgjigj edhe akuzave të opozitës, teksa theksoi se përgjatë 7 muajve janar-korrik, eksportet janë rritur me 22 % drejt vendeve të Bashkimit Europian”, tha ajo.

Lini një Përgjigje