TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Tetor 2024, 23:01

Berisha var shpresat te rikthimi i Trump, thirrje amerikanëve: Votoni Republikanët

Shkruar nga Pamfleti

Berisha var shpresat te rikthimi i Trump, thirrje amerikanëve: Votoni

Ish-kryeministri Sali Berisha u përfshi në një debat me analistin Lorenc Vangjeli, lidhur me zgjedhjet në SHBA që do të zhvillohen më 5 nëntor.

I ftuar në emisionin “Opinon”, Berisha bëri thirrje që të votohej për republikanët në zgjedhjet në Amerikë, Vangjeli u shpreh se ai ndërhyri në zgjedhje.

Pjesë nga intervista:

Berisha: PD është e rafinuar me unionin demokrat republikan, u bëj thirrje të gjithë anëtarëve të PD të votojnë kandidatët e Partisë Republikane pa ndërhyrë në zgjedhje.

Vangjeli: Sapo bëtë ndërhyrje në zgjedhje.

Berisha: Asnjë ndërhyrje nuk bëra.

Vangjeli: Vutë një bast dhe do ta përdorni këtë pasazh në studion e Gridës nuk ka asgjë të keqe.

Berisha: As nuk do ta përdor, se thashë për ta përdor, por thashë të vërtetën, jemi në bordin ekzekutiv të IDU.

Lini një Përgjigje