TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Prill 2024, 20:42

Berisha thirrje për protestë kundër Veliajt: Të premten në orën 11:00 tek Bashkia e Tiranës të nxjerrim hajdutin

Shkruar nga Pamfleti

Berisha thirrje për protestë kundër Veliajt: Të premten

Gjatë fjalës së tij të përditshme, nga dritarja e banesës, ish-kryeministri Sali Berisha, ka bërë thirrje për protestë ditën e premte në orën 11:00 para Bashkisë së Tiranës.

Ai është treguar i ashpër në thirrjen e tij duke nxitur qytetarët që të nxjerrin jashtë Erjon Veliajn.

“Të dashur miq, shoqata për mbrojtjen e teatrit ka thirrur protestë ditën e premte para Bashkisë së Tiranës.

Qytetarë dhe qytetare të Tiranës, demokrate dhe demokratë, të gjithë në protestë në ora 11.

Të gjithë në protestë” ka bërë thirrje Berisha.

Berisha tha se Partia Demokratike ka faktuar se si janë vjedhur 30 milionë euro në tendera nga drejtuesit e Bashkisë së Tiranës, dhe e ka quajtur këtë një poshtërim për qytetarët.

“Të dashur miq, këtë javë Belind Këlliçi, të cilin e përgëzoj, në mbrojtje të votës suaj, në përpjekjen e tij për të mbrojtur votën tuaj, iu tregoi ju dhe shqiptarëve se si janë vjedhur me ndërmarrjen e drejtorëve 30 milionë euro në dhjetëra tendera.

Iu tregoj ju dhe qytetarëve të Tiranës se si një i quajtur Redi Molla, të regjistruar një ndërmarrje me një punëtor, pa asnjë bilanc, ndërton hotel 20 milionë euro në Durrës.

Dhe punonjësja e tij vetë thotë se është i Lali Erit, është i vjedhës Erit.

Po si mund ta lini ju të hyjë në bashki hajduti mo? Nxirreni për zverku mo! Pështyjeni ku ta shihni.

Gjuajeni me domate, gjuajeni me vezë, largojeni hajdutin e poshtër nga bashkia”, tha Berisha.

 

sali berisha erion veliaj

Lini një Përgjigje