
Ish kryeministri Sali Berisha gjatë vizitës në Vlorë, ka zhvilluar edhe një takim me anëtarët e kryesisë së PD-së lokale.
Gjatë takimi, Berisha ka kërkuar impenjim në betejën ndaj qeverisë, ndërsa është shprehur se, aksioni i nisur nga opozita është pa kthim. Ai tha se opozita do të luftojë deri në rrëzimin e kësaj qeverie.
"Ne hynin e dilnim nga Parlamenti si një fasadë dhe jo opozitë e vërtetë. Nuk lejon komisionet, na cakton se kush do të na përfaqësojë ne dhe jo atë që zgjedhim ne. Ligjet, amendamentet që dorëzojmë në Parlament, i mbyllte në sirtarin e kryetares dhe nuk i çonte në komisione, në Parlament për t’i shqyrtuar. Pra ky njeri pas akteve të tij kriminale ndaj opozitës me McGonigal, me George Soros, tani po realizonte atë që Marks e quan paqe të vërtetë.
Marks thonte se: ‘Paqe e vërtetë arrihet atëherë kur të zhduket opozita’. Dhe ky de facto po e eliminonte opozitën si institucion me ato atribute që i njohin ligjet, që i njeh Kushtetuta. Pra në ketë aspekt, ky është një armik i egër, aq sa ishte i ati i tij që nuk kishte rast të mos firmoste për ekzekutime dhe varje. Ai dukej një gentleman po ta shihnit ju në fotografi, po në të vërtetë ai në presidiumin e kuvendit popullor, në mënyrë më persistuese ka firmosur çdo pushkatim të pa merituar. Në varjen e Havzi Nelës për motive politike. Dhe ky tani shpërthen në po të njëjtën urrejtje ndaj opozitës”, tha ai.
Lini një Përgjigje