Me ankimimin në Gjykatën e Lartë Berisha duket se ka ezauruar të gjitha shkallët e gjyqësorit. Tani e vetmja rrugë i mbetet të shkojë në Kushtetuese, por aty situata është shumë e ndërlikuar...
Sali Berisha mund të jetë deputet edhe për të paktën një muaj. Gjykata e Lartë ka marrë sot një vendim mjaft të rëndësishëm, sa i takon karrierës politike të ish-kryeministrit, ndonëse lajmi kaloi pa u vënë shumë re.
Pas vendimit të Apelit, Berisha dhe avokatët ju drejtuan Gjykatës së Lartë, ku kërkuan që atij t’i lejohet të marrë pjesë në Kuvend. Por gjykata ka lënë në fuqi vendimet e Apelit dhe Shkallës së Parë, duke bërë që Berisha të mbetet mes 4 mureve. Mirëpo, ky vendim është më shumë se kaq. Sali Berisha rrezikon të humbasë mandatin. Më 20 qershor 2024 atij i bëhen fiks 6 muaj që nuk ka qenë në Kuvend dhe sipas ligjit, ai duhet të humbasë mandatin e deputetit.
“Mandati i deputetit fillon ditën që ai shpallet i zgjedhur nga komisioni përkatës i zgjedhjeve. 2. Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, sipas rastit: a) kur ai nuk bën betimin; b) kur heq dorë nga mandati; c) kur vërtetohet një nga kushtet e pazgjedhshmërisë ose papajtueshmërisë të parashikuara në nenet 69, 70 paragrafët 2 dhe 3;ç) kur mbaron mandati i Kuvendit; d) kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend; dh) kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi”, thuhet në nenin 71 të Kushtetutës.
Me ankimimin në Gjykatën e Lartë Berisha duket se ka ezauruar të gjitha shkallët e gjyqësorit. Tani e vetmja rrugë i mbetet të shkojë në Kushtetuese, por aty situata është shumë e ndërlikuar. Duhet të shihet nëse do t'i pranohet së pari padia. Dhe nëse pranohet, do të duhet shumë kohë të shqyrtohet. Pra Berisha tani ka vetëm një rrugë, të thyejë masën e arrestit dhe të shkojë në Kuvend ku më pas mund të rrezikojë dhe të arrestohet. Mbetet të shihen lëvizjet e tij, por rrugë tjetër nuk ka. Data 20 po afron dhe me shumë mundësi aty do nisë një epokë e re për shqiptarët: Del nga politika një ndër ata që kanë 30 vite që po u pinë gjakun shqiptarëve. /Pamfleti
Lini një Përgjigje