
Deputeti i PD-së Arbi Agalliu, ka deklaruar se Partia Demokratike zyrtare nuk është dhe nuk do të bëhet pjesë e pazarit të Berishës dhe Ramës.
Ai shkruan në një postim në Facebook se lojërat e ulëta të Berishës dhe Ramës janë thjesht për t’i hedhur hi syve qytetarëve. Agalliu tha se pazari i tyre konsiston në luftën e përbashkët kundër SPAK-ut dhe amnistisë për të korruptuarit
“Partia Demokratike nuk është edhe nuk do të bëhet pjesë e pazarit të Berishës dhe Ramës. Lojërat e ulëta të tyre janë thjesht për t’i hedhur hi syve qytetarëve. Pazari i tyre është i qartë, luftë kundër SPAK-ut dhe amnisti për të korruptuarit.
S’ka asnjë koicidencë. Në ditën që kryetari i grupit të Linditës (të cilës ju amnistua edhe vila që e denonconte në çdo seancë) kërkon kthimin e Berishës në PD, amnistohet Olta Xhaçka”, shkroi Agalliu.
Lini një Përgjigje