TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Prill 2024, 17:46

Nallbati: Vjedhja e të dhënave nga sistemi TIMS ngjarje kriminale, duhet të zbardhet patjetër

Shkruar nga Pamfleti

Nallbati: Vjedhja e të dhënave nga sistemi TIMS ngjarje kriminale,
Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati ka reaguar për vjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS. Nallbati e ka cilësuar këtë të fundit si një ngjarje kriminale dhe skandaloze. Deputeti Nallbati theksoi se para çdo seance paralamentare, Partia Demokratike zhvillon një mbledhje paraprake për qëndrimet e saj në raport me projektligjet e propozuara.

Ne çdo javë përpara seancës plenare bëjmë një mbledhje të grupit për të diskutuar mbi rendin e ditës në seancën plenare dhe qëndrimet që ka Partia Demokratike në raport me projektligjet e propozuara. Në këtë mbledhje do diskutohet për sa i përket seancës plenare të ditës së enjte, gjithashtu dhe për propozimet tona për reformën zgjedhore, theksoi Nallbati.

Deputeti i PD, Bledion Nallbati u shpreh se koncesionet në Shëndetësi janë një skandal i madh, gjithashtu dhe vjedhja e të dhënave nga sistemi TIMS, ndërsa shton kjo e fundit është një ngjarje kriminale që duhet të zbardhet patjetër.

Bëhet fjalë për dy skandale të mëdha, si ai për koncesionet në Shëndetësi, po ashtu edhe për skandalin tjetër të parecedentë, për sa i përket vjedhjes së të dhënave nga sistemi TIMS që është një ngjarje kriminale dhe skandaloze që do duhet patjetër që të zbardhet”, u shpreh për Ora News, deputeti Nallbati.

Më tej, Nallbati u shpreh i vendosur se Partia Demokratike do t’i shkojë deri në fund këtyre çështjeve.

Ne jemi përgatitur që mazhoranca do bëjë gjithçka që t’i dështojë këto komisione. Ne jemi të vendosur që t’i shkojmë deri në fund këtyre çështjeve”, tha deputeti demokrat.

sistemi tims bledion nallbati

Lini një Përgjigje