TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Prill 2024, 17:01

Krisen raportet, Balla kundër Dumanit: Policia nuk ka dekonspiruar asnjë operacion, kemi mbështetjen e partnerëve

Shkruar nga Pamfleti

Krisen raportet, Balla kundër Dumanit: Policia nuk ka dekonspiruar

Krisen raportet mes Prokurorisë Speciale dhe policisë. Deklarata e Altin Dumanit se krerët e rendit janë të lidhur me krimin duket se nuk është pritur aspak mirë nga ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Ky i fundit u pyet sot nga gazetarët mbi deklaratën e Dumanit dhe ministri u shpreh se polici është treguar gjithmonë profesionale

Sa i përket bashkëpunimit me Prokurorinë e Posaçme gjej rastin të them që në vlerësimin tim dhe të drejtueseve të policisë së Shtetit, bashkëpunimi është i shkëlqyer. Më rezulton se nuk kemi asnjë operacion të Prokurorisë së Posaçme dhe Policisë së Shtetit ku ka pasur rrjedhje të informacionit. Të gjitha operacionet kanë qenë të suksesshme. Të gjithë personat për të cilët është lëshuar urdhër arresti janë mundur të identifikohen, të arrestohen nga policia”, tha ai.

Ministri i Brendshëm pohon se besueshmërinë e Policisë nuk e mat me metrin e Altin Dumanit, por të partnerëve ndërkombëtarë.

Vlerësimi i agjencive ndërkombëtare ligj zbatuese për vitin 2023, policia britanike dhe ajo metropolitane e kanë shpallur Policinë e Shtetit si partnerin më të mirë sa i përket bashkëpunimit dhe kjo lidhet me besimin e punën efikase të zhvilluar nga policia e shtetit”, tha ai.

Lini një Përgjigje