TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Nëntor 2023, 19:58

Berisha dhe Meta, një dosje më pak! SPAK nuk gjen shkelje në privatizimin e ARMO-s

Shkruar nga Pamfleti

Berisha dhe Meta, një dosje më pak! SPAK nuk gjen shkelje në

Gjykata e Apelit Anti Korrupsion la në fuqi vendimin e SPAK për mosfillim të hetimeve ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Ilir Metës, denoncuar si ish-ministër ekonomie për privatizimin Armos.

Dosja ishte dorëzuar në SPAK nga një avokat, i cili kërkoi hetime me shpjegimin se  kompania e hidrokarbureve iu shit Rezart Taçit, edhe ky i akuzuar  se ngriti një skemë pastrimi parash të politikanëve.

Denoncimi u dorëzua në SPAK në prill të vitit 2013 dhe ishin të akuzuar 16 persona, midis tyre jo vetëm ish-kryeministri, por edhe ish-ministra.

Mosfillimi i hetimeve për funksionarët u aprovua gjyqësisht nga gjyqtarja Daniela Shirka edhe ndaj dhëndrit të ish-kryeministrit, Jamarbër Malltezit, si dhe për ish-ministrat Genc Ruli, Ridvan Bode, Florian Mima.

Ky vendim është i formës së prerë dhe për politikanët dhe ish-zyrtarët do të thotë një dosje më pak në SPAK. /TCH

Lini një Përgjigje