
Kreu demokrat Sali Berisha u shfaq sot në media për herë të parë që pas lirimit nga arresti shtëpiak. Ai tha se ai u shpall “non grata” pasi Lulzim Basha i tha se të gjitha vendimet i merrja unë.
“Por kjo nuk ishte e vërtetë, unë kisha një qëndrim: nuk ndërhyrja në asnjë rast, nëse nuk më pyesnin. Basha e kishte paraqitur veten kukull time. Ishte nga ata persona që kishte deklaruar në Departamentin e Shtetit dhe në Ambasadë se Sali Berisha ishte personi që i kishte diktuar të gjitha vendimet”, tha Berisha. Ai u shpreh se vendimi u diktua nga George Soros.
Ai ka rrëfyer dy takimet që ka pasur me ish-ambasadorin Donald Lu. “Ia kam sqaruar duke i thënë që s’jemi Republikë Presidenciale dhe më ka falënderuar duke më thënë Sali më ke bindur”, theksoi Berisha në “Open”, referuar diskutimeve mbi reformën në drejtësi.
Lini një Përgjigje