TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Tetor 2023, 19:24

Beqaj negociator i Shqipërisë me BE, Indrit Hoxha: Të gjithë presin që të arrestohet, Rama e gradon

Shkruar nga Pamfleti

Beqaj negociator i Shqipërisë me BE, Indrit Hoxha: Të gjithë

Sekretari për emigracionin te Rithemelimi, Indrit Hoxha ka reaguar pas lajmit se Ilir Beqaj ka zëvendësuar Romina Kukon në përbërjen e grupit negociator për negociatat e Shqipërisë me BE.

Me anë të një reagimi në rrjete sociale, Hoxha shkruan se teksa të gjithë presin që Beqaj të arrestohet për aferën më të madhe korruptive, Rama e gradon kryenegociator me BE.

“Kur të gjithë presim arrestimin e Ilir Beqaj për një nga aferat më të mëdhaja korruptive, Rama e gradon kryenegociator me BE!!!!”, shkruan Hoxha.

Kujtojmë se, Rama ka firmosur ndryshime në kupolën drejtuese të përbërjes së grupit negociator për negociatat e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Grupi drejtohej nga Romina Kuko, zëvendësministre e Brendshme, por ajo është larguar dhe në vend të saj është emëruar Ilir Beqaj.

“Mbështetur në ligjin për shërbimin e jashtëm, për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore, përgjegjëse për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e traktatit të aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, me propozimin e ministrit të Shtetit dhe Kryenegociator, Këshilli i Ministrave vendosi që në bazë të vendimit për përbërjen, rregullat e funksionimit dhe trajtimin financiar të grupit negociator dhe detyrat e Kryenegociatorit për zhvillimin e negociatave të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Romina Kuko, zëvendësministre e Brendshme do të zëvendësohet me Ilir Beqaj, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës”, thuhet në vendim.

Por vendosja e Beqajt në krye të grupit negociator, është e qartë një lëvizje strategjike e Ramës. Ish-ministri i Shëndetësisë është në prag të burgut. Ai akuzohet për një prej aferave më të mëdha në fushën e shëndetësisë, atë të koncesioneve. SPAK po kopsit dosjen për aferën me “sterilizimin” dhe Beqaj me shumë gjasë do shkojë pas hekurave.

shqiperi be indrit hoxha rama

Lini një Përgjigje