TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Prill 2023, 15:23

Benet Beci takim me banorët në Shirokë: Shkodrën duhet ta kthejmë si të gjithë qytetet e tjera!

Shkruar nga Pamfleti
Benet Beci takim me banorët në Shirokë: Shkodrën duhet ta
Benet Beci sot një takim në Shirokë

8 ditë nga nisja e fushatës zgjedhore, kandidatët e partive politike kanë vijuar me takimet elektorale ku kanë prezantuar edhe programet e tyre dhe kanë përcjellë mesazhe për elektoratin e tyre.

Kandidati i PS për bashkinë Shkodër, Benet Beci sot një takim në Shirokë foli për zhvillimin ekonomik të qytetit.

Ai tha se është i vetëdijshëm që shkodranët mezi presin një fitore të PS, pas 30 viteve dhe sipas tij ka ardhur koha që Shkodra të zhvillohet si gjithë qytetet e tjera.

“Unë e di se shumë prej jush presin me padurim një fitore të PS, pas 30 viteve që ta kthejë Shkodrën në një qytet si gjithë qytetet e tjera, ku zhvillohet ekonomia turizmi, ku ka ndërtime, infrastrukturë e mirëqenie”, tha Beci.

 

shkodër benet beci

Lini një Përgjigje