TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Gusht 2023, 16:43

Begaj refuzoi ftesën, mediat greke “zbërthejnë” lojën e Mitsotakis: Nuk ftoi Ramën për shkak të Belerit!

Shkruar nga Pamfleti
Begaj refuzoi ftesën, mediat greke “zbërthejnë”
Rama dhe Mitsotakis

Vendimi i kryeministrit për të mos i dërguar ftesë Ramës sigurisht që nuk vjen nga padituria, por mesa duket ai kërkon t'i dërgojë një mesazh kryeministrit shqiptar...

Thellohen përplasjet mes Tiranës dhe Athinës. Arrestimi i Fredi Belerit ka tejkaluar çdo kufi diplomatik, pasi Athina ka ndërhyrë në punë e brendshme të Shqipërisë, duke ushtruar presion ndaj drejtësisë. Por sot janë dhënë sinjale të qarta se raportet mes dy vendeve janë venitur ndjeshëm.

Kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis më 21 Gusht ka thirrur në një darkë informal liderët e Ballkanit dhe të BE. Më konkretisht, janë ftuar Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, i Malit të Zi Jakov Milatovic, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borgiana Christo.

Një ftesë ka mbërritur dhe në Tiranë, e cila nuk ka shkuar në Kryeministri, por në Presidencë. Mitsotakis vendoi të ftojë Bajram Begajn. Ky i fundit e ka refuzuar ftesën dhe nuk ka pranuar të marrë pjesë, duke deklaruar se e ka axhendën e zënë.

Mirëpo sipas mediave greke, Mitsotakis ka ecur me strategji, pasi ftesa ka qenë e planifikuar për kryeministrin Rama, mirëpo për shkak të përplasjeve të fundit për Belerin, ai vendosi të mos e ftojë kreun e qeverisë.

Vendimi i kryeministrit për të mos i dërguar ftesë Ramës sigurisht që nuk vjen nga padituria, por mesa duket ai kërkon t'i dërgojë një mesazh kryeministrit shqiptar, për qëndrimin e tij për çështjen që ka lindur me Fredi Belerin”, shkruan “Ecnomico.gr” duke ju referuar burimeve në qeverinë greke.

Si duket Bajram Begaj e ka nuhatur lojën dhe e ka refuzuar ftesën, duke qëndruar larg planeve të Mitsotakis. Presidenca deklaroi sot se axhenda e tij ka qenë e paracaktuar dhe nuk mund të udhëtojë drejt Selanikut, aty ku do mbahet dhe takimi.

Greqia e ka tepruar ndjeshëm me rastin e Belerit. Edhe pse ai u kap duke blerë vota, Athina po bën gjithçka ta nxjerrë nga burgu, duke shtuar kërcënimet dhe sulmet. /Pamfleti

beleri mitsotakis

Lini një Përgjigje