
Presidenca ka reaguar mbi lajmin e refuzimit të ftesës së Athinës për të marrë pjesë në një darkë informale më 21 gusht.
Presidenca bën me dije, se më 14 gusht 2023, Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i ka derguar një ftesë Presidentit Bajram Begaj. Por një ditë më pas, më 15 gusht 2023, Presidenti Begaj në përgjigjen e dërguar, pasi vlerësoi vëmendjen që Kryeministri grek Mitsotakis i kushton zhvillimeve të lidhura me sigurinë e Evropës, shprehu gjithashtu keqardhjen për pamundësinë e pjesëmarrjes për shkak të një agjende të përcaktuar më herët.
Pak më parë, mediat greke kanë bërë me dije se Shqipëria nuk do të jetë pjesë e takimit të Liderëve të Ballkanit në Athinë.
Prezent do të jenë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ai i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i RMV-së, Dimitar Kovaçevski dhe presidenti i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës Borjana Kristo.
Lini një Përgjigje