TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Shtator 2023, 17:52

Basha flet pas “privatizimit" të PD-së: Partia jo më e kryetarit, por e qytetarëve

Shkruar nga Pamfleti

Basha flet pas “privatizimit" të PD-së: Partia jo më e

Kreu i PD-së, Lulzim Basha pasi “blindoi” pozitat e tij në Partinë Demokratike me ndryshimet që bëri sot gjatë Kuvendit Kombëtar, deklaroi se ka nisur një erë e re ndryshimi për të djathtën.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Basha shkruan se qëndresa e gjatë e anëtarëve dhe drejtuesve të seksioneve, u shpërblye sot me ndryshimet që ju bënë statutit të PD-së, teksa shtoi se PD-ja tani më është parti e qytetarëve dhe anëtarëve dhe jo parti e kryetarit.

Pa qëndresën e anëtarëve dhe drejtuesve nga seksioni deri te kryesia e PD-së ne nuk do të ishim sot këtu për të ndërtuar të ardhmen, që t’ju shërbejmë njerëzve, që të hapen vende pune për të rinjtë tanë, që të rriten të ardhurat për familjet shqiptare, që ato të kenë arsim dhe shëndetësi më të mirë.

Për këtë nisim sot të ndërtojmë Partinë Demokratike moderne, partinë e qytetarëve dhe anëtarëve dhe jo partinë e kryetarit. Sepse kryetarët ikin e vijnë, por demokratët dhe Partia Demokratike do të jetë aty për të luftuar vetëm për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve! Mirënjohje për secilin prej tyre!”, shkruan Basha.

basha pd partia

Lini një Përgjigje