TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Shtator 2025, 21:49

Bamir Topi: Politika shqiptare është një tallje e madhe, Rama fshihet pas realitetit virtual

Shkruar nga Pamfleti

Bamir Topi: Politika shqiptare është një tallje e madhe, Rama

Ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin “Drejt” në Ora News, ka bërë një panoramë të zymtë të gjendjes politike në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një farsë që vazhdon pa asnjë element të ri.

Nuk kam parë asnjë element të ri në këtë situatë politike që vjen pas takimit të kryeministrit në asamblenë socialiste. Në një farë mënyre është i njëjti perifrazim, pra shikojmë të njëjtin film bardh e zi. Madje nga ato filmat që dalin çdo 2-3 ditë në një stacion të dedikuar ku nostalgjikët sigurisht kanë një lloj atraksioni për t’i parë. Pjesa tjetër sigurisht ka interesa të tjera,” u shpreh Topi.

Ai shtoi se retorika e Edi Ramës mbështetet më shumë në komunikimin virtual sesa në realitetin që përjetojnë qytetarët.

Shfaqja e fundit tenton të shkojë në dy linja. Një linjë është linja virtuale, madje ajo që dominon komunikimin publik të kryeministrit. Ndërsa ne përjetojmë situatën reale. Situata virtuale është tek komunikimi retorik se ku do të arrijë Rama si kryeministër. Mendon se duke artikuluar pikërisht këtë lloj linje, shumë shqiptarë do kapin vetëm pjesën sipërfaqësore. Shumë të tjerë nuk janë më të interesuar, ndërsa opozita për fat të keq ka rënë në lojën e butaforisë të krijuar nga Rama”, tha ai.

Topi nuk e fshehu zhgënjimin për gjendjen e demokracisë shqiptare: “Është pak e rëndë kjo që do them por kjo është e vërtet. Në rast se politika në shoqëritë demokratike është instrument për të ndërtuar standardet e së ardhmes, këtu politika në Shqipëri është një tallje e madhe që merret seriozisht nga shumë kategori.”

Lini një Përgjigje