TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Shtator 2025, 20:55

"Ça flet mo? Pse djersin o patronazhist", Xhelal Mziu sherr me zyrtarin e PS

Shkruar nga Pamfleti

"Ça flet mo? Pse djersin o patronazhist", Xhelal Mziu sherr me

Debati degradoi në nivel personal, me Mziun që e quajti Muharremin një patronazhist.

Këshilltari socialist i Bashkisë së Tiranës, Alfred Muharremi është përplasur me demokrat Xhelal Mziu për sa i përket skemës së shpërndarjes së ndihmës ekonomike.

Pas përplasjes në nivel shifrash, debati degradoi në nivel personal, me Mziun që e quajti Muharremin, një patronazhist.

Debati:

Muharremi: Kur ka pasur drejtimin e qeverisë PD abuzonte me më të vobektit dhe ju e dini fare mirë se me reformën e re në 2014 që ju bë sistemit të ndihmës ekonomike, 40 mijë njerëz të cilët ishin me vendimet e Këshillave Bashkiakë...

Mziu: Dhe sa familje trajtohen me ndihmë ekonomike dhe sa është masa e ndihmës ekonomike sot? Unë të sugjeroj që ti të mos flasësh pa doganë sepse fondi i ndihmës ekonomike nga 2013 deri në 2025 ka një rënie drastike dhe numri i familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike është përgjysmuar në 12 vitet e fundit me shifrat e INSTAT.

Muharremi: Me ardhjen e qeverisë socialiste të gjitha këto familje kanë...

Mziu: Sa është masa e ndihmës ekonomike

Muharremi: Mesatarisht 13 mijë lekë të reja. Më përpara vetëm 1500 individë, familje në nevojë merrnin shërbime sot e marrin 44 mijë familje.

Mziu: Ça flet mo? Sa ka pas marrë Tirana dhe Kamza sot merr gjithë Shqipëria ndihmë ekonomike. E kupton se të tradhton ajo çfarë flet. Shihe dhe vetë ke djersitur totalisht se realiteti është ndryshe.

Muharremi: Jo realiteti është ky që them unë se ne punojmë

Mziu: Ti flet si patronazhist ndoshta se unë flas me shifra

Muharremi: Patronazhist jam unë

Mziu: E keni për krenari

Muharremi: Po absolutisht po. Patronazhist dhe anëtar i PS jam unë

Lini një Përgjigje