Avokati Arben Llangozi është shprehur se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk mund të flasë për sistemin e drejtësisë, pasi sipas tij, është vetë ai që i ka dekretuar këta prokurorë.
Llangozi pas marrjes në pyetje të Metës nga SPAK lidhur me aferën ÇEZ-DIA, thotë se Ilir Meta do të arrestohet
“Prokurorët kanë qenë, nuk është se janë zgjedhur tani, akuza politike nuk mund të themi. Unë e kam thënë dhe e them, është për t’u përgëzuar SPAK për punën që bën që Ilir Meta të përballet me drejtësinë, qoftë Meta, qoftë Berisha, e kam thënë që edhe Rama shumë shpejt do të mbëjë përgjegjësi për veprimet që ka kryer.
Është e turpshme që një kryeministër, ish-kryeministër apo edhe një president të flaës për sistemin e drejtësisë. Imagjino qytetarët e thjeshtë që nuk i kanë gazetarët përballë, çfarë mund të thonë. Vetë Meta e ka votuar këtë ligj, e ka miratuar, të gjithë ata prokurorë i ka dekretuar Meta, janë të betuar te Meta.
Nëse Meta ka konstatuar problematika për ta, mund të mos i dekretonte, por ai e ka bërë dhe është i pari që nuk duhet të flaës për ta, aq më tepër kur ai po pyetet për një aferë shumë të madhe dhe një dëm shumë të madh shkaktuar shtetit tonë.
Partia e Lirisë i është drejtuar me këllëzim SPAK, ku ka kallëzuar aferën e inceneratorëve, zotin Ahmetaj, janë arrestuar rreth 40 veta deri tani në bazë të kallëzimit të kësaj partie. Drejtësi e vonuar është drejtësi e mohuar. Meta aktualisht nuk është se është marrë në ndonjë cilësi. Për këtë aferë Meta do të përballet me drejtësinë”, është shprehur Llangozi për Euronews Albania.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u paraqit sot në dyert e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ku qëndroi mbi 2 orë.
I pyetur nga gazetarët para marrjes në pyetje se për çfarë është thirrur nga SPAK, Meta tha shkurtimisht se është thirrur për një ‘telenovelë që është gjykuar nja dy herë’, referuar aferës CEZ-DIA.
“Për telenovelën CEZ-DIA… meqenëse jeni lajmëruar herët edhe po përballoni reshjet e shiut. Është një telenovelë që është gjykuar nja dy herë. Është rihapur për rastin konkret në dhjetor të viti 2019 nga një kallëzues i rremë i cili është dënuar dy herë për shpifje dhe është dënuar edhe njëherë nga gjykata për dhunë në familje. Faleminderit.”, tha Meta.
Lini një Përgjigje