
Kreu demokrat, Sali Berisha, ka nisur ‘Foltoren2’ me demokratët e degëve 8 dhe 9 të Tiranës, nga ku tha se shqiptarët po jetojnë në një sistem diktatorial.
Berisha tha se Shqipëria humbi ligjin, u vendosën themelet e narko-shtetit në 1 vit, si në asnjë komb tjetër.
“Ky regjim nuk ka shkretuar vendin, kanë ikur të rinjtë dhe është ulur lindshmëria”, tha Berisha.
Ai tha se mediat janë vënë në funksion të propagandës së qeverisë në 90% të tyre, duke iu servirur qytetarëve mashtrime.
Në fjalën e tij, Berisha nuk ka lënë jashtë komentit edhe arrestimin e Federica Mogherinit. Ai tha se Mogherini kishte planifikuar të vinte në Tiranë, të merrte dekoratat nga Edi Rama, por EuroJust ia dha që sot atë që meritonte.
"Ajo zonja që u arrestua dhe unë e përgëzoj, ajo nesër do ishte në Tiranë. Edi Rama i kishte bërë programin që t’i merrte deklarata asaj, por për fat të mirë Eurojust ia dha deklaratat asaj që i meritonte", tha Berisha.
Lini një Përgjigje