TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Shkurt 2025, 19:14

Ardhja e Chris LaCivita për fushatën e Berishës, Ngjela: Lobist, nuk ka lidhje me qëndrimin politik të SHBA

Shkruar nga Pamfleti

Ardhja e Chris LaCivita për fushatën e Berishës, Ngjela: Lobist,

Avokati Spartak Ngjela komentoi sot ardhjen në PD të drejtuesit të fushatës së Trump, Chris LaCivita, i cili ka lidhur një kontratë me demokratët e drejtuar nga Sali Berisha për fushatën e zgjedhjeve të 11 majit.

Për Ngjelën angazhimi i LaCivita është një ndihmë profesionale dhe nuk ka lidhje me qëndrimin politik të SHBA-së.

Flas me fakte, jo me analiza popullore. Erdhi ai dhe do merret menjëherë me Shqipërinë. Stafi i fushatës janë profesionistë që paguhen. Kam një kompani, sot më thërret dhe vete e ndihmoj në kuptim profesional. Ai nuk është në stafin e Trump. Edhe po të jetë nuk ka asnjë problem”, tha Ngjela për Report TV.

Më tej Ngjela thekson edhe një herë se të huajt janë në SPAK për të ndërtuar një pushtet gjyqësor të pavarur.

'SPAK është vend sekret. Ju kam thënë nja 3 herë, bëj gjyqe në SPAK si avokat. Hajdeni shikoni ekspertët e huaj. Shumica amerikanë. Kanë ardhur të ndërtojnë pushtetin gjyqësor të pavarur. Japin kontributet e tyre. Kjo është e vërteta, tjetra janë fjalë.'

Së fundmi, Ngjela foli edhe për zgjedhjet në Kosovë, teksa vlerësoi procesin demokratik.

Sondazhet dilnin në rënie. Tani duhet të vijnë në pushtet me koalicion dhe kjo është sukses demokratik për Kosovën. Rritet optika demokratike, dhe të drejtat individuale në Kosovë. Nuk mund të pranoj absolutizma. Votat që ka marrë Kurti deri tani kanë qenë zgjedhje të lira, por ishte një lloj absolutizmi. Por tani konflikti, debate parlamentar do bëhet më i gjallë dhe do shikohet koalicioni. Do shikojmë me vëmendje, është në favor të demokracisë në Kosovë. VV e ka të domosdoshme aleancën në favor të demokracisë. Sa më e gjerë aleanca aq më e fortë mazhoranca”, tha Ngjela.

Lini një Përgjigje