TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Qershor 2024, 18:38

Apeli u jep fund hatërmbetjeve në PD, Salianji ftesë Bashës: Bashkohuni me ne, betejën e kemi me Ramën

Shkruar nga Pamfleti

Apeli u jep fund hatërmbetjeve në PD, Salianji ftesë Bashës:

Vendimi i Apelit duket se u ka dhënë fund hatërmbetjeve në PD.  Ervin Salianji, i ka bërë thirrje grupit të Bashës se janë të mirëpritur në grupin e tyre. Sipas Salianjit, demokratët e bashkuar do ta rrëzojnë qeverinë një orë e më shpejt.

Ervin Salianji: Mendimet dhe qasjet e ndryshme nuk duhet të jenë më arsye për ndarje! Duhet bashkim dhe betejë idesh brenda Partisë Demokratike.

Shumicat  dhe pakicat nuk janë të përjetshme ndërsa Shqipëria ???????? po. Duhet të bashkohemi, pavarësisht dallimeve, për të lehtësuar ndryshimin që duhet dhe do të jetë i pashmangshëm! Çdo kontribut i demokratëve nuk duhet të humbë pavarësisht diferencave, ne jemi garancia që sakrificat e tyre do vlerësohen! Është koha për të hapur dyert edhe për drejtuesit e mënjanuar të PD në çdo nivel, të fuqizojmë PDSh dhe të përballemi dhe të rrëzojmë qeverinë një ore e më shpejt!

Lini një Përgjigje