TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Gusht 2025, 14:29

Akuzat për Charter-in personal, Rama: Avionët nuk janë një fjalë goje, përdor klasin ekonomik

Shkruar nga Pamfleti

Akuzat për Charter-in personal, Rama: Avionët nuk janë një

Kryeministri Rama iu është përgjigjur komenteve të qytetarëve. Në një bashkëbisedim në Facebook, ai iu përgjigj komentuesit i cili i tha se “udhëton me avion privat, ndërkohë që shteti nuk ka avionë për shuarjen e zjarreve”.

Rama iu përgjigj duke thënë se udhëton me avionin e shtetit vetëm për udhëtime zyrtare pune, ndërsa në çdo udhëtim privat përdor klasin ekonomik. Ai shtoi se nuk ka asnjë avion të blerë për vete.

“Po të kishim vetë avionët tanë do ishte më mirë, por kush i bën llogaritë duhet t’i rikthehet pak llogarive për të kuptuar se avionët nuk janë një fjalë goje. Disa pa mendje kanë ngrënë edhe broçkullën e madhe që unë dhe qeveria paskemi blerë avionë për vete. Nuk ka asnjë avion të blerë për vete. Avioni i shumëpërfolur i përdorur nga unë vetëm për udhëtimet zyrtare sepse në çdo udhëtim tjetër privat unë marr avionët e linjës dhe jam rregullisht bashkë me familjen në ekonomik, gjithmonë.

Këtë e dëshmojnë të gjitha biletat e deklaruara dhe janë të verifikueshme. Avioni i përdorur për udhëtimet zyrtare nuk i ka kushtuar dhe nuk i kushton shtetit shqiptar më shumë se sa shumatorja e shpenzimeve mesatare të kryera çdo vit nga Kryeministri i Shqipërisë, përfshirë, me nder jush, edhe paraardhësin tim”, tha Rama.

Lini një Përgjigje