TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Tetor 2024, 14:30

Aferat në Shëndetësi, dy ministra dhe një ish-ministër i PS japin llogari nesër në Komisionin Hetimor

Shkruar nga Pamfleti
Aferat në Shëndetësi, dy ministra dhe një ish-ministër
Komisioni hetimor për koncensionet në Shëndetësi

Komisioni parlamentar hetimor “për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi” do të mblidhet nesër sërish për të marrë në pyetje disa zyrtarë dhe ish ministra.

Bojkoti dhe deklarimi i mos bindjes civile nuk e ka penguar mazhorancën të vijojë me komisionin hetimor për koncesionet në shëndetsëi.

Madje të hënën për të dëshmuar janë kërkuar 3 ministra të qeverisjes socialiste.

Albana Koçiu aktualisht ministre e Shëndetësisë dhe Ogerta Manastirliu që po ashtu kanë drejtuar këtë institucion do tu përgjigjen pyetjeve që do të kenë kolegët e tyre socialist.

Ndërsa i treti në rradhë do të jetë Shkëlqim Cani, ish ministri i Financave për të cilin opozita ka dekalaruar se ai ka qenë kundër të dy marrëveshjeve.

Pas tyre në ulësen e dëshmimtarit do të jenë dhe katër drejtues të tjerë që kanë qenë pjesë e diskutimeve

Megjithatë nuk dihet nëse opozita do të kërkojë të jetë pjesë në këtë mbledhje që pritet të jetë edhe e fundit për hetimet në shëndetësi.

Të premten Albana Vokshi ka deklaruar se ka depozituar kallëzim penal për organizimin e mbledhjeve pa firmën e saj si kryetare e komisionit.

Madje opozita ka kërkuar edhe shtyrje por vendimi ende nuk është marrë për shkak se nuk është mbledhur konferenca e kryetarëve

Pas dëshmive, që sipas vendimit të kuvendit mbyllen në 22 tetor, mazhoranca pritet të hartojë edhe një raport me gjetjet dhe rekomandimet që do të japë në këtë fushë.

Ndërsa opozita pavarësisht se ka qenë nismëtare e hetimeve pritet të vijojë me protestën në seancë.

Znj. Albana Koçiu 

Znj. Ogerta Manastirliu 

Z. Shkëlqim Cani 

Z. Admir Daci 

Z. Arben Daci 

Z. Artan Kalleshi 

Z. Altin Fani  

Komisioni hetimor për koncensionet në Shëndetësi ishte kërkuar nga grupi opozitar i njohur si “Rithemelimi”, por u rrëzua fillimisht nga PS-ja duke sjellë dhe protestat bllokuese të deputetëve opozitarë në Kuvend. Por, pas një kompromisi politik maxhoranca pranoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, për konçensionet në shëndetësi dhe problematikat me sistemin TIMS, me kushtin që të riformuloheshin objektet hetimore të kërkesave.

Në objektin e riformuluar opozita “harroi’ dy nga katër kontratat koncensionare të dhëna në shëndetësi, duke mos përfshirë hetimin e koncesionit të shërbimit të dializës dhe të shërbimeve laboratorike.

Dy koncesionet për të cilat do të hetojë parlamenti, ai i sterilizimit dhe i chek-up, janë aktualisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.

Lini një Përgjigje