
Po flasim për para të taksapaguesve të BE-së, prandaj duam që kjo çështje të merret shumë seriozisht. Prandaj presim që qeveria shqiptare të veprojë shumë seriozisht për trajtimin e kërkesës së Komisionit...
Bashkimi Europian i ka dhënë një ultimatum qeverisë që të marrë masa sa i takon skandalit me vjedhjen e fondeve IPARD.
Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka folur sot mbi këtë çështje duke thënë se OLAF ka informuar qeverinë mbi të gjitha shkeljet dhe BE kërkon nga qeveria që brenda vitit të marrë masa mbi këtë skandal. Me pak fjalë, BE kërkon që qeveria të thellojë hetimt dhe të dërgojë para drejtësisë ata që kanë grabitur miliona.
Po ashtu Soreca kërkoi që të merret seriozisht kjo çështje, pasi janë shpërdoruar paratë e taksapaguesve evropianë.
“Ju e dini që Komisioni Evropian ka marrë një raport nga OLAF, e ka vlerësuar dhe më pas ia ka transmetuar kërkesën e tij autoriteteve shqiptare duke u kërkuar atyre të marrin masa deri në fund të vitit. Mbi këtë bazë, Komisioni Evropian do të vlerësojë se cilat do të jenë hapat e ardhshme. Megjithatë, ndërkohë, për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit Evropian, siç e dini, pagesa e IPARD II dhe rekomandimi për IPARD III janë ndërprerë. Pse? Sepse po flasim për para të taksapaguesve të BE-së, prandaj duam që kjo çështje të merret shumë seriozisht. Prandaj presim që qeveria shqiptare të veprojë shumë seriozisht për trajtimin e kërkesës së Komisionit, në mënyrë që nëse kjo kërkesë plotësohet, të mund të rinisim këtë program shumë të rëndësishëm që ka prodhuar përfitime konkrete për qytetarët shqiptarë dhe të ndihmojmë një nga fushat më të rëndësishme të ekonomisë së Shqipërisë: bujqësinë.
Ne e dimë sa e rëndësishme është, ndaj synimi përfundimtar është që ta zgjidhim këtë problem në një mënyrë që të plotësojë kërkesën e Komisionit dhe të rinisë programi në dobi të bujqësisë shqiptare”, tha ai te “VOA.
OLAF zbuloi se gjatë kohës që në krye të AZHBR ishte Frida Krifca janë vjedhur miliona e miliona euro. Kjo solli dhe shkarkimin e Krifcës, por BE kërkon ndëshkimin e saj dhe të gjithë atyre që mbushën xhepat plot.
Lini një Përgjigje