TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Tetor 2024, 19:03

A do të jetë 7 tetori si 21 janari? Alizoti: Situata është shumë më keq!

Shkruar nga Pamfleti
A do të jetë 7 tetori si 21 janari? Alizoti: Situata është
Tomor Alizoti


Deputeti demokrat Tomor Alizoti tha se sot kemi një situatë shumë më të keqe se ajo e 2011, kohë kur u mbajt edhe protesta e 21 janarit.

I pyetur nëse në 7 tetor mund të kemi skenarë të ngjashëm me 21 janarin, Alizoti tha se kemi një situatë shumë më keq.

“Kur flasim për politikën, flasim për të gjithë kompetentët, që janë shumë më keq sot dhe shumë më të rrezikshme sot se sa ishin në 2011. Kemi përballë një Kryeministër që ka 3 mandate në karrige, që nuk prodhon më asnjë politikë, që janë prishur balancat”, tha Alizoti për emisionin “Kjo Javë” në “News24”.

Lidhur me emërimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Alizoti tha se policia i shërben pushtetit, i ka shërbyer gjithmonë.

“Policia nuk ka ardhur asnjëherë në incidente zgjedhore kur është thirrur nga opozita. Mendoj se ky kryepolici i ri është një njeri besnik i pushtetit. Zakonisht drejtorët e policisë emërohen edhe ata që janë të kapur edhe për lidhje me krimin”, tha ai.

Në vijim, Alizoti tha se ne duhet të qëndrojmë si opozitarë të vërtetë dhe të veprojmë si të tillë, veçanërisht kur përballë kemi një qeveri shumë të rrezikshme për Shqipërinë.

tomor alizoti protesta e 7 tetorit

Lini një Përgjigje