TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Nëntor 2025, 17:32

A beson PD te SPAK? Gjekmarkaj: Ka prokurorë me dinjitet, por ka edhe të politizuar!

Shkruar nga Pamfleti

A beson PD te SPAK? Gjekmarkaj: Ka prokurorë me dinjitet, por ka edhe

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka folur për raportin e PD-së me SPAK-un, ku tha se  qëndrimi i opozitës shpesh është keqkuptuar.

Gjekmarkaj u shpreh se Partia Demokratike ka respektuar gjithmonë institucionet dhe vendimet e gjykatave, edhe në rastet kur nuk ka qenë dakord me to.

PD në tërësi i njeh të gjitha format shtetërore dhe kur nuk është dakord me to, i ka njohur vendimet e gjykatave. Nuk jemi shoqëri parashtetërore. Sado që të kemi ankimime ndaj vendimeve që na duken të paarsyeshme, i kemi ndjekur këto vendime dhe kjo është e shëndetshme për çdo shoqëri demokratike,” deklaroi ai.

Duke folur për punën e SPAK, Gjekmarkaj theksoi se vlerësimi i PD-së nuk ka qenë kurrë i njëtrajtshëm apo ideologjik, por i bazuar në raste konkrete.

Ka prokurorë që e bëjnë me dinjitet punën e tyre, por ka edhe të tjerë që mund të kenë ndikim politik. Është logjike të gjykosh rast pas rasti. Nëse e ke gjykimin shabllon, i bie të kesh pranuar një tabu në një shoqëri ku gjithsecili është i lirë,” u shpreh ai.

Deputeti demokrat nënvizoi se PD ka pasur objeksione në disa çështje të caktuara, por në të njëjtën kohë ka dhënë mbështetje të plotë për veprime të tjera të SPAK-ut, duke e konsideruar këtë qasje si më të drejtën dhe më konstruktiven për një opozitë institucionale.

Ne e kemi gjykuar SPAK-un në tërësinë e punës së vet. Kemi pasur kundërshtime në disa raste, por kemi dhënë mbështetje kur kemi parë vendime të drejta,” përfundoi Gjekmarkaj në emisionin “Kjo Javë”.

Lini një Përgjigje