
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se në foltoren e vitit 2022 kishte një rrugë tjetër, krijimi i një force të re politike.
Berisha tha se nuk e zgjodhi këtë rrugë pasi sipas tij, nuk mund të pranohej që PD tu dorëzohej armiqve të saj.
Ai shtoi se zgjodhi bashkimin e demokratëve, sipas tij si një kundërpërgjigje ndaj përpjekjes së qeverisë për të zhdukur Partinë Demokratike.
“Sigurisht që arrestimi im në shtëpi për 333 ditë ishte një kohë shumë e çmuar. Dhe unë nuk isha me projekt, të cilin do ta zbatoja. Përsëri me Edi Ramën zgjedhjet nuk i fiton opozita.
Por do ta zbatoja sepse e kisha një projekt. Tani natyrisht nuk mendoj se është bërë gabim që u bashkuam. Bashkimi ishte siç e patë ju vetë kundërpërgjigje, ndaj asaj përpjekjeje për zhdukjen e PD, nga bastard i xhelatëve të diktaturës siç është Edi Rama. Rama pasi me Soros bëri gjithçka që të arkivonte mua në politikë. U vërsul që të kontrollonte PD me çdo kusht dhe me ndihmën e shërbëtorëve të Sorosit.
Pra ajo betejë nuk ishte e thjeshtë, ajo ishte betejë për ekzistencën e PD. Sali Berisha kishte një rrugë tjetër të ri themelonte një forcë të re politike të re. Por nuk mund të pranohej që PD tu dorëzohej armiqve.
Terrori politik ndaj opozitës nuk është moment inkurajimi për qytetarët, por është një moment terrori. Në këtë kontekst përpjekjet për bashkim ishin më të duhura dhe padiskutim që ato kishin një çmim. Por nuk mund të pranoj që PD të transformohej në një parti jashtë idealeve të demokratëve”, tha kryedemokrati.
Lini një Përgjigje