TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Prill 2025, 10:15

6 milionë dollarë për heqjen e non gratës në SHBA, Kryemadhi mbron Berishën: Nuk është shifër e ekzagjeruar! 

Shkruar nga Pamfleti

6 milionë dollarë për heqjen e non gratës në SHBA,

Deputetja Monika Kryemadhi ka komentuar kontratën e lobimit të PD-s prej 6 mln dollarësh në SHBA, me qëllim heqjen e non grata-s së Sali Berishës.

Gajtë një interviste, Kryemadh u shpreh se kontrata është e rregullt dhe u bë publike në faqen zyrtare të Departamentit të Drejtësisë.

“Kontrata është shumë e mirë në momentin që burimet janë të ligjshme, bravo u qoftë. 

Nuk më duket e ekzagjeruar dhe ka qenë publike që në fillim në faqen e Departamentit të Drejtësisë.

Ishte publike, kujt tjetër duhej t'i behej publike, Edi Ramës? 

Në kontratë nuk shkruhet se kjo kontratë behet për lobimin e heqjes së non-grates për Sali Berishën. 

Të lobosh me SHBA-në nuk është e gabuar”, u shpreh Kryemadhi në "Dritare Tv".

 

Lini një Përgjigje