TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Prill 2025, 22:28

11 maji, Topalli: Diaspora voton kundër Ramës, brenda vendit vota iu imponohet

Shkruar nga Pamfleti

11 maji, Topalli: Diaspora voton kundër Ramës, brenda vendit vota iu

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për diasporën, Jozefina Topalli, shprehet se vota e emigrantëve në zgjedhjet e 11 majit pritet të jetë një sinjal i qartë për ndryshimin që kërkon Shqipëria.

Në emisionin “Open”, Topalli tha se mbi 1 milion shqiptarë që janë larguar nga vendi në 12 vitet e fundit, është e vështirë të besohet se kjo pjesë e shoqërisë do të votojë për pushtetin që, siç u shpreh ajo, i detyroi të emigrojnë.

“Nëse ndjekim logjikën normale, kjo votë duhet të kthehet në një votë për ndryshim dhe rotacion të pushtetit,” tha Topalli.

Ajo kritikoi ashpër keqpërdorimin e administratës publike, duke e cilësuar si një “mekanizëm të pamëshirshëm nën kontrollin e drejtuesve të lartë”, dhe shtoi se, ndryshe nga brenda vendit, emigrantëve është më e vështirë t’ua imponosh votën – përveç rasteve kur u bëhet presion përmes punës së familjarëve të tyre në Shqipëri.

Lini një Përgjigje