
Teksa zgjedhjet parlamentare të 11 Majit afrojnë, ethet e garës së partive politike shtohen gjithnjë e më shumë, gjithashtu edhe sulmet ndaj kundërshtarëve.
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka publikuar në rrjete sociale një postim përmes të cilit kërkon votën e qytetarëve për zgjedhjet e 11 majit.
Sipas kryeministrit nëse shqiptarët bashkojnë votat për PS-së, Shqipëria do të bëhet anëtare e BE-së deri më 2030.
Rama ka postuar gjithashtu një video nga takimi i Berishës dje me biznesin e fasonerisë në Durrës. Ai ka mbivendosur sipër imazhit të Berishës një buf, teksa e ironizon për një gabim për uljen e taksave që kreu i PD-së bëri dje gjatë fjalës së tij me një banor të zonës.
“VOTO 5! Nga e majta në të djathtë, bashkë për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian, drejt e në qendër të fletës së votimit, PS/Edi Rama”, ka shkruar kryeministri, i cili kërkon edhe votën e të djathtëve.
Lini një Përgjigje