TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Maj 2025, 21:46

11 maji, Mediu: Ja pse SHBA nuk kanë reaguar lidhur me zgjedhjet

Shkruar nga Pamfleti

11 maji, Mediu: Ja pse SHBA nuk kanë reaguar lidhur me zgjedhjet

Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane, aleate e PD-së, duke folur për zgjedhjet e 11 majit, ku ende nuk ka një reagim nga SHBA përsa i takon procesit dhe rezultatit, tha se koalicioni ‘PD-ASHM’ ka përcjellë një raport në institucionet amerikane mbi problematikat. Mediu tha se opozita u shpreh se “ne kemi përcjellë një raport në SHBA, do e pasurojmë këtë raport, shpresojmë që raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR të jetë realist, pavarësisht presioneve të Edi Ramës”.

Përsa i takon Europës, Mediu u shpreh se sot Europa ka nevojë për një histori suksesi dhe këtë histori suksesi kërkon ta realizojë me zgjerimin e saj në Ballkanin Perëndimor.

“Franca nuk pranon zgjerimin e BE-së, ndërkohë që Macron thotë në Tiranë se mund të bëhet para 2030. Pra kemi një sjellje të pazakontë, kur nga njëra anë një vend është kundër zgjerimit dhe në anën tjetër Presidenti i atij vendi flet për zgjerimin. Po gjithashtu kemi kancelarin gjerman, Fridrich Merz që nuk ka folur asnjë fjalë për zgjerimin e BE-së, madje ai është skeptik”, tha Mediu.

Urimet që liderë europianë i kanë dhënë Edi Ramës si fitues i zgjedhjeve, Mediu i konsideron si reagime që kanë ardhur, ndërkohë që ata nuk ishin informuar lidhur me atë që ndodhi me zgjedhjet në Shqipëri.

Lini një Përgjigje