TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Maj 2025, 11:07

100 vjetori i KLSH, Gonzato: Të bëhet kontrolli i të gjitha shpenzimeve të fondeve publike

Shkruar nga Pamfleti
100 vjetori i KLSH, Gonzato: Të bëhet kontrolli i të
Silvio Gonzato

Kuvendi i Shqipërisë organizoi këtë të martë një seancë të posaçme parlamentare në nder të 100-vjetorit të krijimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), institucioni më i lartë i auditimit të financave publike në vend.

Në seancë ishin të pranishëm dhe diplomatë të ndryshëm të akredituar në Tiranë, përfishirë dhe kreun e misionit të BEnë Shqipëri, Silvio Gonzato.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato vlerësoi rolin kyç të këtij institucioni në forcimin e mirëqeverisjes dhe transparencës në vend.

“Legjislacioni i BE kërkon që institucionet si KLSH të jenë të pavarura dhe të pajisura me burimet dhe mandatin e duhur për të ushtruar kontroll mbi të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet e fondeve publike, përfshirë ato të Bashkimit Evropian dhe të donatorëve të tjerë. Çfarëdo ndryshime që do të bëhen duhet të jenë në përputhje të plotë me kërkesat e legjislacionit dhe standardeve të BE”, tha Gonzato.

 

klsh silvio gonzato

Lini një Përgjigje