TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Qershor 2025, 19:05

1 në 50 apo 1 në 48? Vijon 'telenovela' me emigrantët shqiptarë mes Ramës dhe deputetit britanik!

Shkruar nga Pamfleti

1 në 50 apo 1 në 48? Vijon 'telenovela' me emigrantët

Rama, i cili nuk humbet raste të tilla për të fituar pak protagonizëm, me një ragim në rrejtin social "X", argumentoi se shifrat e paraqitura nga deputeti britanik nuk janë gjë tjetër, veçse dashakeqësi ndaj shqiptarëve.

Kryeministri Edi Rama ka vijuar përplasjne në distancë me deputetin britanik, Nigel Frage i cili prej dy ditësh ka ngritur pretendime se përafërsisht, 1 në 48 shqiptarë ndodhet në burgjet e Britanisë. Ky pretendim është hedhur poshtë nga Rama, i cili nuk humbet raste të tilla për të fituar pak protagonizëm, me një ragim në rrejtin social "X", ku argumentoi se shifrat e paraqitura nga deputeti britanik nuk janë gjë tjetër, veçse dashakeqësi ndaj shqiptarëve.

"Gjyshja ime katolike, Zoti ia pushoftë shpirtin, më kujtonte proverbin latin: Errare humanum est, sed perseverare diabolicum. Kjo mendoj se është diçka e tillë: Të gabosh është njerëzore, por të ngulmosh në gabim është djallëzore. Kështu që, në vend që ta shqetësoni Sekretarin e Brendshëm, tashmë të zënë, ndoshta duhet të më njoftoni kur mund t'ju mirëpres në Tiranë, si mysafirin tim të nderit. Sepse, i dashur Nigel, shifrat nuk janë qartësisht pika juaj e fortë dhe kështu, le të jemi të qartë - JU HUMBËT", shkruan Rama. 

Përplasja e cila më shumë duket si një lojë për të kapur pak vëmendje dhe simpati në radhët e nacionalistëvenë, duket se ka dhënë e efektet e saj. Mediat në Britani, Shqipëri dhe jo vetëm, kanë pasqyruar këtë përplasje, ndërkohë që si Rama ashtu dhe Frage vijojnë t'i hedhin "benzinë zjarrit" për të ndejtur në qendrë të vëmendjes në këto ditë të nxehta, pa politkë. 

"Tani, sa i përket shifrës së të burgosurve, ja një pyetje më e rëndësishme: sa prej tyre janë dënuar në të vërtetë për krime që nuk lidhen me sistemin tuaj të vjetëruar të imigracionit dhe vizave? Po, numrat mund të jenë të mërzitshëm - por janë gjithashtu kokëfortë. Dhe kur dikush vazhdon t'i gabojë, pyetja e vërtetë është: Pse të vazhdosh? Sepse sinqerisht, të jesh djallëzor duket nën edhe talentin tënd të zakonshëm.

Shqiptarët në Britani nuk janë një statistikë që duhet shtrembëruar për teatrin politik pas Brexit-it, i nderuar Z. Farage. Ata janë studentë, akademikë, ndërtues, shoferë, pronarë biznesi dhe partnerë. Dhe nëse një në një mijë dështon, kjo nuk e kthen turmën në kurban për konfuzionin tuaj kombëtar. Ne kemi qëndruar krah për krah me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar në uljen dramatike të migracionit të paligjshëm dhe në goditjen e krimit. Numrat realë e vërtetojnë këtë dhe kjo quhet bashkëpunim", shton Rama. 

Ndërkohë për ta bërë më virale përgjgijen e tij ndaj deputetit britanik, Rama e ka shoqëruar deklaratën me një foto qesharake të krijuara nga Inteligjenca Artificiale, ku shfaqet ai vetë dhe deputeti britanik, në bregdetin shqiptar. 

Postimi i plotë i Ramës:

I dashur Nigel Farage. Gjyshja ime katolike, Zoti ia pushoftë shpirtin, më kujtonte proverbin latin: Errare humanum est, sed perseverare diabolicum. Kjo mendoj se është diçka e tillë: Të gabosh është njerëzore, por të ngulmosh në gabim është djallëzore. Kështu që, në vend që ta shqetësoni Sekretarin e Brendshëm, tashmë të zënë, ndoshta duhet të më njoftoni kur mund t'ju mirëpres në Tiranë, si mysafirin tim të nderit. Sepse, i dashur Nigel, shifrat nuk janë qartësisht pika juaj e fortë dhe kështu, le të jemi të qartë - JU HUMBËT.

"Regjistrimi" juaj i shqiptarëve në Britani është veçanërisht qesharak. Ju pretendoni se janë 53,000. Në realitet, numri është shumë më i lartë - shumëfish i kësaj. Por le të mbetemi vetëm te burimi juaj: The Telegraph, e cila ishte e para që trumbetoi teorinë "një në 50", dhe më vonë e ka pranuar: "Analiza ka të ngjarë të ketë nënvlerësuar madhësinë e popullsisë shqiptare pasi nuk merr parasysh migrantët e paligjshëm, përfshirë më shumë se 12,000 që mbërritën me anije të vogla në vitin 2022. Disa vlerësime sugjerojnë se popullsia e vërtetë shqiptare mund të jetë deri në 140,000 - që do të thotë se më pak se një në 100 janë në burg."

Tani, sa i përket shifrës së të burgosurve, ja një pyetje më e rëndësishme: sa prej tyre janë dënuar në të vërtetë për krime që nuk lidhen me sistemin tuaj të vjetëruar të imigracionit dhe vizave? Po, numrat mund të jenë të mërzitshëm - por janë gjithashtu kokëfortë. Dhe kur dikush vazhdon t'i gabojë, pyetja e vërtetë është: Pse të vazhdosh? Sepse sinqerisht, të jesh djallëzor duket nën edhe talentin tënd të zakonshëm.

Shqiptarët në Britani nuk janë një statistikë që duhet shtrembëruar për teatrin politik pas Brexit-it, i nderuar Z. Farage. Ata janë studentë, akademikë, ndërtues, shoferë, pronarë biznesi dhe partnerë. Dhe nëse një në një mijë dështon, kjo nuk e kthen turmën në kurban për konfuzionin tuaj kombëtar. Ne kemi qëndruar krah për krah me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar në uljen dramatike të migracionit të paligjshëm dhe në goditjen e krimit. Numrat realë e vërtetojnë këtë dhe kjo quhet bashkëpunim.

Por "një në 50 shqiptarë në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar"? Ky nuk është fakt - kjo quhet iluzion pas Brexit-it. Pres me padurim t'ju mirëpres në Shqipëri siç u premtua, për të ndarë shumë diell të mrekullueshëm, mikpritje të ngrohtë dhe fakte reale.

Lini një Përgjigje