TAGS-AT E JAVËS

Kulture 9 Nëntor 2023, 09:56

Zyrtare/ Kledi Kadiu prezantues i Festivalit 62 të RTSH, krahë Adriana Matoshit

Shkruar nga Pamfleti

Zyrtare/ Kledi Kadiu prezantues i Festivalit 62 të RTSH, krahë Adriana

Kledi Kadiu do të jetë prezantues i Festivalit të Radio Televizionit Shqiptar që do të zhvillohet në fund të vitit. Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e Festivalit të Këngës në Instagram.

Më herët është konfirmuar edhe bashkëprezantuesja që do të shfaqet krah Kledi Kadiut në këtë kompeticion muzikor. Ajo është Adriana Matoshi, e njohur për publikun shqiptar si aktore por edhe si deputete e Kuvendit të Kosovës.

Flitet se do të ketë emra të tjerë që do t’i bashkohen Kledit dhe Adrianës në prezantimin e Festivalit të Këngës, por ende nuk janë zyrtarizuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Festivali i Këngës në RTSH (@festivali_kenges_rtsh)

kledi kadiu festivali 62 rtsh

Lini një Përgjigje