TAGS-AT E JAVËS

Kulture 5 Nëntor 2023, 10:26

Ndërron jetë Vladimir Prifti, arti humb regjisorin e ‘Flutura në kabinën time’

Shkruar nga Pamfleti

Ndërron jetë Vladimir Prifti, arti humb regjisorin e ‘Flutura

Arti në zi! Ndërron jetë në moshën 81-vjeçare, regjisori Vladimir Prifti. Lajmi është dhënë nga regjisori i njohur, Mevlan Shanaj.

“Lamtumirë VLADIMIR PRIFTI ! Sapo më lajmëruan për ikjen e regjisorit të filmave: ‘Udha e shkronjave’, ‘Dhe vjen një ditë’, ‘Flutura në kabinën time’, ‘Kush vdes në këmbë’, ‘Era e ngrohtë e thellësive’, etj!

Sot ekranit shqiptar i ka ikur regjisori i shquar , njeriu me humor dhe me pasion për artin! Ngushëllime familjes! Kur folëm herën e fundit ishe optimist o Ladi! E lamë që së shpejti të shiheshim te kafja, si çdo ditë! Lamtumirë! Filmat e tu janë një pasuri kombëtare! Emri yt do mbetet i përjetshëm përmes veprës tënde!”, shkruan Shanaj.

Ndërron jetë Vladimir Prifti, arti humb regjisorin e ‘Flutura

Kush ishte Vladimir Prifti?

Vladimir Prifti lindur në 1942 në Tiranë. Ka mbaruar Akademinë e Arteve të bukura në vitin 1964.

Ka realizuar shumë filma si:

 

“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1976);

“Udha e shkronjave” (1978);

“Kur hidheshin themelet” (1978);

“Era e ngrohtë e thellësive” (1982);

“Kush vdes në këmbë” (1985);

“Dhe vjen një ditë” (1987),

“Flutura në kabinën time” (1988);

“Dasma e Sakos” (1998);

“Të bekuarit” (2000);

“Butrinti” (2002);

“Legjenda e Baltës” (2003);

“Rruga Egnatia” (2005).

 

nderron jete vladimir prifti

Lini një Përgjigje